Kur një autobus shpërtheu në flakë në Kerzers, kantoni Fribourg, rreth orës 18:25 të mbrëmjes së të martës, banorët dhe kalimtarët u përballën me një skenë të tmerrshme.
Gjashtë persona humbën jetën, ndërsa të paktën pesë të tjerë u plagosën.
Pronari i garazhit, Astrit B. (40), i cili ka punishten pranë vendit të zjarrit, përshkroi minutat dramatike. “Çfarë pashë më pas ishte tronditëse”, tha ai.
Autobusi po digjej në mes të qendrës së fshatit.
Zjarrfikësit, të cilëve stacioni u ndodhet direkt përballë garazhit, arritën pas disa minutash.
Ngjarja e rëndë në Zvicër, policia heton dyshimet se zjarri në autobus u shkaktua nga një pasagjer.





