Irlanda ka arritur të shënojë edhe golin e dytë në përballjen e saj me Kosovën.
Sërish, Troy Parrott ishte ai që tregoi saktësi nga pika e bardhë, duke dyfishuar epërsinë për ekipin e tij.
Në këtë rast, Aro Muric shkaktoi penallti pasi faulloi Parrott brenda zonës, me gjyqtarin që akordoi 11-metërshin.
Lojtari i Real Betisit ishte i pagabueshëm, duke gjuajtur me saktësi në qendër të portës.

