Artistja shqiptare Bebe Rexha ka lëshuar këngën më të re ‘New Religion’, pjesë e albumit të saj të ardhshëm ‘Dirty Blonde’.
Ky projekt muzikor po tërheq vëmendjen e fansave dhe shënon një tjetër hap në karrierën e saj.
Edhe pse albumi i plotë ende nuk është publikuar, janë lansuar tre këngë deri më tani, duke përfshirë edhe ‘Çike Çike’ me fragmente në gjuhën shqipe.
Kënga ka bërë furore në publikun shqiptar për shkak të frazave në shqip, duke u bërë virale në rrjetet sociale.





