Instituti i Kosovës për Drejtësi ka njoftuar se ka dorëzuar të enjten padi në Gjykatën Supreme të Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar shfuqizimin e disa dispozitave të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2024 – Bashkëpagesat për Shërbimet Shëndetësore.
Padia kundërshton specifikisht pikën 4 të Shtojcës 3 dhe pikën 5 të Shtojcës 4 të këtij Udhëzimi Administrativ, të cilat parashohin obligimin për pagesën prej 3 euro për çdo ditë qëndrimi në spital për personin shoqërues të pacientit mbi moshën 15 vjeç.
IKD konsideron se këto pika janë të kundërligjshme duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi.
Paditësi vlerëson se tarifa prej 3 euro në ditë për shoqëruesit cenon të drejtat e qytetarëve.
IKD ka ngritur këtë padi për të mbrojtur interesat e publikut në përputhje me Ligjin për Konfliktet Administrative.
