Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ishte ndalur së fundmi në rrugët e Londrës nga influencuesi i njohur i TikTok-ut, Shan Rizwan, i cili njihet për sfidat spontane që i bën kalimtarëve lidhur me njohuritë e tyre muzikore.
Teksa po shëtiste në kryeqytetin britanik së bashku me vëllanë e saj, Florentin, dhe kunatën Dorina, artistja shqiptare nuk hezitoi të pranonte sfidën e radhës.
Rexha zbuloi se është një fanse e madhe e Lauryn Hill dhe me sukses identifikoi tri këngë të saj.
Megjithatë, në një gjest humanitar, ajo ia ktheu fitimin influencuesit për t’i dhuruar një personi të rastit në rrugë.





