Ylli i OnlyFans, Maria Julissa, mohoi se ishte falë saj që forcat meksikane të sigurisë zbuluan vendndodhjen e Nemesia Oseguera Cervantes, e njohur më mirë si El Mencho, udhëheqësi i vrarë i kartelit New Generation Jalisco.
Thashethemet filluan të përhapeshin pasi një foto e rreme e të dyve, e bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale, u postua në rrjetet sociale. ‘Dua ta bëj absolutisht të qartë: Nuk kam të bëj fare me këtë situatë.
Informacioni që qarkullon është i rremë.
U kërkoj të gjithëve të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe të kërkojnë gjithmonë burime të besueshme’, shkroi ajo në profilin e saj në Instagram.





