Jurgen Klopp vlerëson Florian Wirtz: Një futbollist i jashtëzakonshëm

0
2
- Advertisement -

Jurgen Klopp ka shprehur vlerësim të lartë për cilësitë e mesfushorit të Liverpoolit, Florian Wirtz, duke e cilësuar atë si një “futbollist të jashtëzakonshëm”.

Kjo vlerësim erdhi pas paraqitjes mbresëlënëse të Wirtz në fitoren 5-0 të Gjermanisë ndaj Holandës. 23-vjeçari ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj ndeshjeje, duke realizuar dy gola, përfshirë një supergol me goditje të harkuar nga jashtë zonës së rreptësisë.

Paraqitja e tij ka lënë përshtypje të mëdha te Klopp, i cili nuk e ka fshehur admirimin për talentin e mesfushorit, duke pranuar se ishte befasuar që në momentin e parë kur e kishte parë duke luajtur. “U befasova kur e pashë për herë të parë në fushë. Është një futbollist i jashtëzakonshëm,” ka deklaruar Klopp.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here