Akademik Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).
Zgjedhja e tij është bërë sot, më 17 nëntor 2026, gjatë një mbledhjeje të Kuvendit të Akademisë, thirrur për këtë qëllim.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. “Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 17 nëntor 2026, mbajti mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë.
Kryetar i Akademisë u zgjodh, akademik Fejzullah Krasniqi”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e ASHAK-ut nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me procesin e votimit dhe numrin e votave që ka marrë Krasniqi.
Paraardhës i Krasniqit ka qenë Justina Shiroka-Pula, e cila më 6 tetor u zgjodh Presidente e Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

