Tragjedi në Suharekë: Grua 43-vjeçare vdes pas konsumit të preparateve kimike

Një grua 43-vjeçare nga fshati Grejkovc i Suharekës ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se gruaja ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore me dyshime për konsum të preparateve kimike.

Pas njoftimit nga QKUK-ja se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë, policia ka filluar hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së saj.


- Advertisement -

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë nën udhëzimin e Prokurorisë së Shtetit.


- Advertisement -