Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka dalë me reagim pas raportimeve të fundit, duke mohuar takimet sekrete me Marko Gjuriqin.
Sipas tij, këto janë dezinformata që u përhapën, duke keqinterpretuar një artikull të gazetës zvicerane NZZ. ‘As gazeta serioze zvicerane NZZ nuk aludoi në shkrimin e saj për një takim të tillë, por ishin portalet joprofesionale dhe gazetarë joprofesionalë që raportuan rrejshëm duke keqpërdorur artikullin nga NZZ.’ Pas artikullit fillestar, gazeta zvicerane e ka përditësuar tekstin duke shtuar se ‘Bislimi e Gjuriq nuk janë takuar direkt’.




