Presidentja Vjosa Osmani është në vizitë në Gjakovë pas vërshimeve të shumta të shiut.
Ajo do të takohet me kryetarin e komunës, Ardian Gjini, për të monitoruar situatën.
Osmani gjithashtu do të vizitojë familjet e prekura nga përmbytjet dhe lokacionet në situatë të rënduar.
Pas Gjakovës, ajo do të takohet edhe me kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati, për të vizituar zonat më të prekura nga vërshimet.
Presidentja gjithashtu do të ndihmojë disa familje me ndihma.





