Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti në vizitë presidenten Vjosa Osmani në Camp Film City, në Prishtinë.
Ulutash theksoi angazhimin e palëkundur të misionit të NATO-s për sigurinë në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.
Ai gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e KFOR-it për të rritur koordinimin me Policinë e Kosovës.





