Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka vendosur të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4, pasi nuk është ndjerë mirë gjatë qëndrimit të saj në reality show.
Sipas njoftimit zyrtar të produksionit, artistja ka marrë vendimin për t’u tërhequr për arsye shëndetësore. Fjolla ka bërë gati gjërat personale dhe ka lënë shtëpinë, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në këtë edicion të BBVK.
Largimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe fansat kanë shprehur mbështetje dhe shqetësim për gjendjen e këngëtares, duke i uruar shërim të shpejtë.
Produksioni ka theksuar se shëndeti i banorëve mbetet prioritet dhe se vendimi është marrë në mirëkuptim të plotë me Fjollën.
