Reshjet e dendura të shiut që kanë filluar nga mbrëmë në vendin tonë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në zona të ndryshme.
Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Drenasi e Klina janë disa nga qytetet më të prekura nga vërshimet, duke bërë që shtëpitë dhe pronat të përfshihen nga uji.
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka raportuar se ka vërshime lokale në disa qytete të vendit.
Në vijim pritet që reshjet të vazhdojnë, duke shkaktuar probleme në komunikacion, kanalizime dhe trafik.
Lumenjtë kryesorë të vendit paraqesin ngritje të nivelit të ujit.
Incizimet nga ajri me dron e agjencisë Reuters tregojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet.





