Vërshimet në disa qytete të Kosovës sot kanë shkaktuar probleme serioze.
Në mesin e qyteteve të prekura është edhe Gjakova.
Në fshatin Piskotë, Zjarrfikësit kanë reaguar në ndihmë dhe kanë shpëtuar disa familje nga përmbytjet.
Fotografi dërguar nga lexuesit tregojnë shtëpi të përmbytura dhe dëme të mëdha nga reshjet e shiut.





