Tensionet në Big Brother VIP Kosova janë ndezur sërish, këtë herë mes dy banoreve Fjolla Morina dhe Shkurta, menjëherë pas përfundimit të “Darkës së të Nominuarve”.
Përplasja nisi pas një deklarate të Fjollës që e irritoi thellë Shkurtën.
“Unë ty s’të kam njohur fare” – fjalia që ndezi debatin
Fjolla i tha hapur Shkurtës se nuk e kishte njohur para hyrjes në shtëpi, duke shtuar se nuk ka qenë e informuar për figurën e saj publike.
Kjo deklaratë hasi në kundërshtimin e menjëhershëm të Shkurtës, e cila u shpreh se Fjolla thjesht nuk e ka ndjekur televizionin dhe se ajo është e njohur prej vitesh.
Fjolla: “Unë kam bagazh, ti nuk mund të krahasohesh me mua”
Në vazhdim, Fjolla mbrojti qëndrimin e saj duke theksuar se ka një “bagazh të madh jete dhe përvoje”, ndërsa sipas saj Shkurta nuk ka të njëjtën peshë profesionale apo jetësore.
Debati u bë edhe më i tensionuar, por Fjolla vendosi të ndërpriste përplasjen, duke vazhduar darkën e saj dhe duke e shpërfillur Shkurtën, e cila vijoi të fliste pa marrë përgjigje.
Ky moment është bërë një nga më të komentuarit e mbrëmjes, duke treguar sërish sesa shpejt konflikti mund të ndizet mes banorëve, veçanërisht në situata presioni dhe gare.
Publiku tashmë po pret të shohë nëse Fjolla dhe Shkurta do të arrijnë të qetësojnë marrëdhëniet, apo nëse ky debat do të thellojë akoma më shumë ndasitë mes tyre.
