Një 36-vjeçar me inicialet M.S., i raportuar i zhdukur rreth dy javë më parë në Stacionin Policor në Leposaviq, është gjetur nga Policia e Kosovës sot në zonën e Deçanit.
Sipas familjarëve, i njëjti kishte pasur herë pas here probleme psikike.
Në momentin e kontaktit të fundit, ai kishte deklaruar se do të kthehej në Kosovë.
Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe ka konstatuar se personi kishte hyrë në Kosovë më datë 28.04.2026.
Rreth orës 10:00, Stacioni Policor në Deçan ka marrë informacion se personi M.S. është gjetur në zonën e Deçanit nga njësitë patrulluese policore.
Gjendja shëndetësore e tij është stabile.





