Autoritetet shqiptare nisin luftën kundër shpërndarjes së drogës në shkolla

Prania e madhe e rasteve të shpërndarjes së substancave narkotike në shkollat në Shqipëri, si dhe dukuri të tjera negative, kanë vënë në lëvizje autoritetet shqiptare.

Policia e Shtetit ka nxjerrë një telegram për të gjitha drejtoritë vendore dhe shefat e komisariateve, duke kërkuar rritjen e masave të sigurisë dhe goditjen e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkolla dhe përreth tyre.

Dokumenti, i firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vjen pas disa ngjarjeve të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024-2025 në ambientet shkollore.


- Advertisement -

Në dokument theksohet se në disa raste nxënës apo persona të tjerë kanë mbajtur sende të ndaluara, armë të ftohta dhe kanë shpërndarë lëndë narkotike, duke rrezikuar jetën, shëndetin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Policia ka urdhëruar organizimin e shërbimeve të posaçme pranë çdo shkolle, shtimin e kontrolleve të befasishme nga strukturat e hetimit të narkotikëve dhe forcat operacionale, si dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit për dokumentimin e rasteve të shpërndarjes së drogës pranë shkollave.

Dokumenti parashikon gjithashtu masa për ndalimin e shitjes së produkteve të ndaluara për të miturit nën 18 vjeç dhe kontrolle të vazhdueshme ndaj strukturave policore për zbatimin e detyrave.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *