Paris Hilton shfaqet ndryshe në sfilatën GucciCore në New York

Paris Hilton tërhoqi vëmendjen gjatë sfilatës së GucciCore në New York, ku u paraqit me një pamje krejt ndryshe nga ajo e zakonshme.

Hoqi përkohësisht dorë nga flokët e saj ikonike bjonde dhe u shfaq me një paruke të gjatë brune dhe balluke, duke çuar në reagime të shumta.

Për eventin e organizuar nga Gucci në Times Square, Paris kishte zgjedhur një fustan të verdhë mëndafshi me detaje fjongo dhe rripin karakteristik të markës italiane, ndërsa pamjen e kompletoi me një pallto të zezë me gëzof dhe çizme lëkure.


- Advertisement -

Në sfilatë ishin të pranishëm edhe Kim Kardashian, Mariah Carey dhe Shawn Mendes.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *