Artistja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke i inkurajuar të protestojnë më 18 maj për të drejtën e tyre për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Duke theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe për identitetin kombëtar, Rexha thekson se është e rëndësishme që studentët shqiptarë të gëzojnë të njëjtat të drejta si të tjerët në vend.
Në këtë kontekst, ajo vlerëson bashkëjetesën e shtetit multietnik Maqedonia e Veriut dhe rëndësinë e barazisë në shfrytëzimin e gjuhës shqipe në proceset arsimore dhe profesionale.





