Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në një takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Asa Pehrson.
Gjatë këtij takimi, Presidentja vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Suedisë për integrimin evropian të Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Në bisedë u ngrit edhe nevoja për bashkëpunim në forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve hibride.
Diskutimi përfshiu edhe mundësitë e zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve suedeze në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

