Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në një takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Asa Pehrson.
Ajo vlerësoi veçanërisht mbështetje që ofron Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.
Presidentja theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Suedisë për integrimin evropian të Kosovës dhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Në këtë kontekst, ajo ngriti nevojën për bashkëpunim të ngushtë në forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve hibride.
Gjatë takimit, u diskutuan gjithashtu mundësitë për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve suedeze në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

