Melania Trump Shfaqet në New York për Premierën e Serialit ‘Melania, The Series’

0
1
- Advertisement -

Melania Trump ka marrë pjesë në premierën e serialit të saj dokumentar “Melania, The Series” në New York, i cili është tani në dispozicion në platformën e transmetimit Prime Video që nga e premtja.

Në një bisedë me gazetarët gjatë tapetit të kuq, ajo evitonte të jepte detaje mbi bashkëshortin e saj, Donald Trump.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në One America News, një gazetare e pyeti për zakonet më të këqija të burrit të saj që publiku nuk i di.

Melania Trump buzëqeshi, tundi kokën dhe u përgjigj shkurt: “Kjo është private”.

Gazetari përpiqej ta bindte të zbulonte ndonjë zakon, por ajo tha vetëm: “Besim.

Besim dhe familje”.

- Advertisement -

E pyetur nëse e shqetësonin hetimet ndaj familjes Trump që demokratët planifikojnë të nisin në janar, ajo u përgjigj: “Kemi kaluar shumë dhe jemi mësuar me to.

Do t’u thoja të përqendrohen te pozitivet dhe të merren me kujdesin për Shtetet e Bashkuara, në vend që të humbasin kohë me hetime.” Hetimet do të udhëhiqen nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Robert Garcia, përfaqësuesi demokrat nga Kalifornia, i cili pritet të drejtojë komisionin, kishte thënë më parë për CNN se qëllimi i hetimeve është “të ndalojë korrupsionin”.

Ai planifikon të dëgjojë nga Kristi Noem, Kimberly Guilfoyle, Donald Trump Jr., Eric Trump, Stephen Miller dhe Susie Wiles.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here