Shefi i Grupit të Asamblistëve të LVV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka shprehur kritika të forta ndaj kryetarit Përparim Rama.
Ai thekson se përgjegjësia për vendimet e marra në nivel komunal nuk mund të rëndohet vetëm mbi zyrtarët vartës.
Në një postim në profilin e tij, Sveçla ka deklaruar se çdo vendim i rëndësishëm, veprim apo kontratë në Komunën e Prishtinës bëhet me dijeninë dhe pëlqimin e kryetarit Rama.
Ai është shprehur se, përderisa kompetencat dhe pushteti janë në duart e kryetarit, edhe përgjegjësia për zhvillimet në komunë duhet të shtrihet deri te ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

