Edita nga Big Brother VIP Kosova 5: Rrëfimi për Luftën me Depresionin Pas Ndarjes

0
2
- Advertisement -

Banorja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Edita, ka ndarë me Shqiponjën një rrëfim emocional për periudhën e vështirë që kishte përjetuar pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.

Gjatë bisedës, ajo tregoi se ndarja kishte ndikuar rëndë në gjendjen e saj emocionale, duke e bërë të kalonte në një periudhë depresioni dhe izolimi.

Edita zbuloi se për tri muaj me radhë nuk kishte dalë nga dhoma e saj, ndërsa kishte humbur edhe dëshirën për t’u kujdesur për veten.

Madje, siç rrëfeu ajo, familjarët ia dërgonin ushqimin në dhomë, pasi nuk kishte vullnet të dilte prej saj. “Paramendo, me qenë tradhtia ma e vogla, llogarite tash… S’muj me fol, por që jam shumë ma mirë psiqikisht, pasi e kam kalu depresionin.

Kur jam nda, s’jom dalë tri muj prej dhomës hiç.

Veç jom hi, jom la, as mu la s’kom deshtë.

- Advertisement -

Në dhomë ma kanë pru bukën”, tregoi ajo.

Tutje, Edita zbuloi se personi që i kishte dhënë forcë për ta kapërcyer atë periudhë dhe për të vazhduar jetën ishte djali i saj, Akili.

Ajo u shpreh se ai kishte qenë arsyeja kryesore që e kishte nxitur të ngrihej dhe të mos dorëzohej përballë vështirësive. “Për Akilin, djalin, jam çu.

Ma ka shpëtu jetën.

Nëse s’kish qenë Akili, sigurt s’kisha jetu”, u shpreh Edita.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here