Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehu besimin e tij të mërkurën se do të marrë informacione nga dërguarit amerikanë rreth bisedimeve që po zhvillohen në Kinë.
Në të njëjtën kohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një takim me presidentin kinez, Xi Jinping, si dhe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Trump ka theksuar se në këtë takim të rëndësishëm trepalësh, i cili do të mbahet në kuadër të samitit të APEC-ut në Shenzhen, do të diskutojë për kufizimet e armëve bërthamore dhe për përfundimin e luftës në Ukrainë.

