Regjistrimi i fëmijëve të lindur jashtë Kosovës për kosovarët në Australi dhe Zelandën e Re

0
32
- Advertisement -

Kosovarët që jetojnë në Australi dhe Zelandën e Re kanë mundësinë të regjistrojnë fëmijët e tyre të lindur jashtë Kosovës, deri në moshën 18-vjeçare.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra ka informuar qytetarët kosovarë se mund të aplikojnë për këtë regjistrim.

Sipas njoftimit të Shërbimit Konsullor të Ambasadës, kjo mundësi është e disponueshme për rastet kur të paktën njëri nga prindërit është shtetas i Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës.

Për të regjistruar fëmijën, prindërit duhet të paraqesin dëshminë se së paku njëri prind është shtetas kosovar, certifikatën ndërkombëtare të lindjes së fëmijës, dokumentet identifikuese të të dy prindërve, si dhe pëlqimin me shkrim të të dy prindërve në rastet kur kjo kërkohet nga ligji.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here