Jona ka ndarë me Vëllain e Madh një detaj interesant nga periudha përpara se të hynte në Big Brother.
Ajo ka treguar se ishte kontaktuar nga Edita përmes një shoku të përbashkët, por asnjëherë nuk kishin pasur mundësi të takoheshin, pasi Jona nuk kishte dashur të bënte plane para hyrjes në shtëpi. “Unë dhe Edita kemi pasur një kontakt të përbashkët para se të hyja në Big Brother.
Edita ka dashur të takohemi, por ne nuk jemi takuar, për shkak se unë kam dashur t’i pres dinamikat në shtëpi.
Nuk e kam njohur Editën.
Kemi pasur një shok të përbashkët, i cili më ka treguar në telefon se edhe ajo do të hynte brenda.
Unë i kam thënë se nuk dua të bëj plane, sepse nuk jam tip që bëj plane.
Së pari, dua të vërej gjithçka nga afër dhe, së dyti, dua t’i lë gjërat të rrjedhin natyrshëm,” ka rrëfyer Jona.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

