FIFA Zgjedh Kandidatët për Presidencën e Ardhshme

0
2
- Advertisement -

FIFA ka njoftuar se tri kandidatura janë paraqitur nga federatat anëtare për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të zhvillohen më 18 mars 2027, gjatë Kongresit të 77-të të organizatës, në Rabat të Marokut.

Në mesin e kandidatëve gjendet presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka ambicjen të vazhdojë drejtimin e organizatës më të madhe të futbollit botëror edhe për një mandat tjetër.

Përveç tij, në garë janë propozuar edhe Philippe Diallo dhe Kohzo Tashima.

FIFA ka theksuar se emrat janë renditur sipas rendit alfabetik.

Megjithatë, para se këto kandidatura të bëhen zyrtare, ato duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit nga Komiteti Zgjedhor i FIFA-s.

Ky organ do të vlerësojë nëse kandidatët i përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara në rregulloret e organizatës.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të FIFA-s, federatat anëtare do të informohen për kandidatët e propozuar që do të pranohen nga Komiteti Zgjedhor jo më vonë se më 18 shkurt 2027.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here