Albin Kurti: Asnjë Familjar Nuk Ka Avancuar në Institucione Publike

0
14
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar se asnjë nga familjarët e tij nuk ka përfituar nga lidhjet familjare për të avancuar në institucionet publike.

Ai theksoi se as vëllezërit dhe as prindërit e tij nuk kanë vizituar kurrë zyrën e tij në Qeveri.

Këtë informacion, Kurti e dha në përgjigje të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila e pyeti nëse ai vazhdon të qëndrojë pas deklaratës së tij të bërë gjatë fushatës zgjedhore, ku tha se “familjarët janë për dasma e jo për institucione”.

Kurti sqaroi se kjo deklaratë ishte dhënë në vitin 2021 dhe jo në vitin 2019, siç kishte pretenduar Musliu.

Ai e ripërsëriti angazhimin e tij për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit pa asnjë kompromis. “Kur e shoh këtë deklaratë, e vërejtë se është bërë jo në vitin 2019, por 2021, sepse nga maskat duket se ishte kohë pandemie.

Së dyti, ju e keni shkurtuar deklaratën me pak fjalë, por unë i qëndroj prapa asaj, luftimi korrupsionit dhe nepotizmit pa asnjë koncesion apo kompromis.

- Advertisement -

Nëse mbani mend dekadën e kaluar, në top tre brengat kryesore të qytetarëve kanë qenë rregullisht papunësia dhe korrupsioni.

Sot nuk janë as në top tre as në top pesë.

Pse nuk është më?

Pikërisht se ruhet paraja publike dhe nuk ka më për tenderë as ryshfet në fillim, as haraç në fund.

Unë kam thënë që të mos jetë lidhja familja e farefisi.

As dy vëllezërit e mi, as prindërit nuk kanë ardhur kurrë në zyrën time të Qeverisë, ma gjeni një Kurti të avancuar,” tha Kurti.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here