Liria Paralajmëron Ndeshjen Historike Nën Dritën e Reflektorëve në Prizren

0
13
- Advertisement -

Lideri i Ligës së Parë, Liria, ka paralajmëruar një mbrëmje të veçantë futbolli në Prizren, ku për herë të parë do të luajë nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Klubi i Lirisë ka zgjuar entuziazmin e tifozëve prizrenas me një njoftim të veçantë në faqen e tyre zyrtare, përpara përballjes me Rilindjen 1974, e vlefshme për javën e 17-të të Ligës së Parë të Kosovës. “Prizren, a jeni gati”, është mesazhi me të cilin klubi ka paralajmëruar ndeshjen e parë nën dritën e reflektorëve në stadiumin legjendar “Përparim Thaçi”, duke i ftuar tifozët të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë.

Kjo përballje vjen në një moment shumë të mirë për skuadrën prizrenase, e cila po dominon kampionatin dhe pas 16 xhirove të zhvilluara prin në tabelë me 39 pikë.

Liria ka gjashtë pikë më shumë se Prishtina e Re, që renditet e dyta me 33 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Ferizaj me 30 pikë.

Përballë do të ketë Rilindjen 1974, që renditet në pjesën e sipërme të tabelës, me synimin për të marrë pikë në udhëtimin e vështirë në Prizren.

Për Lirinë, kjo ndeshje nuk është vetëm një tjetër mundësi për ta vazhduar marshimin drejt rikthimit në elitë, por edhe një rast për ta kthyer stadiumin “Përparim Thaçi” në një festë të veçantë futbolli, tashmë nën dritën e reflektorëve.

- Advertisement -

Ndryshe, klubi prizrenas këtë sezon ka pësuar ndryshime të shumta në kryesi, duke vendosur në udhëheqje drejtuese Agon Elshanin dhe Fati Namlegjiun, drejtorin e përgjithshëm, Arben Ahmetin dhe drejtor sportiv, ish-futbollistin Valon Bytyqi. “Këtë të diel, Prizreni do të përjetojë një moment historik.

Për herë të parë në historinë e qytetit tonë, një ndeshje futbolli do të zhvillohet në mbrëmje, nën dritën e reflektorëve të stadiumit.”

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here