Qeveria e Zvicrës ka në plan të vendosë një taksë parandaluese për cigaret elektronike dhe produktet e tjera që përmbajnë nikotinë, duke i integruar ato në të njëjtin sistem kontributesh që zbatohet për cigaret tradicionale.
Kjo propozim është bërë nga Këshilli Federal si pjesë e përpjekjeve për të forcuar parandalimin e varësisë nga duhani dhe nikotina.
Që nga viti 2024, cigaret elektronike do t’i nënshtrohen tatimit federal mbi duhanin, por deri tani nuk kanë paguar kontributin për Fondin e Parandalimit të Duhanit.
Qeveria thekson se kalimi gjithnjë e më i madh i konsumatorëve nga cigaret tradicionale në produktet alternative po shkakton një zvogëlim të të ardhurave të këtij fondi, siç raportojnë mediat.
Sipas Këshillit Federal, produktet e reja me nikotinë përbëjnë gjithashtu rreziqe për shëndetin, sidomos për shkak të përhapjes së tyre mes të miturve dhe të rinjve.

