Milani është duke u përgatitur për një lëvizje të madhe në afatin kalimtar të janarit për të siguruar transferimin e Endrickut nga Real Madridi.
Raportet tregojnë se klubi spanjoll është i gatshëm të shqyrtojë largimin e sulmuesit brazilian për një shumë që varion nga 60 deri në 70 milionë euro.
Sipas ESPN Brasil, Milani synon një transferim të përhershëm për 19-vjeçarin, duke e hedhur poshtë mundësinë e huazimit.
Më herët, TNT Sports Brasil kishte raportuar se Milani po përgatit një ofertë prej 70 milionë eurosh, ku 60 milionë do të paguheshin menjëherë, ndërsa 10 milionë të tjera do të përfshiheshin si bonuse.
Megjithatë, Real Madridi mund të kërkojë përfshirjen e një klauzole riblerjeje në marrëveshje, për t’u siguruar që ka mundësinë ta rikthejë Endrickun në të ardhmen, nëse ai zhvillohet dhe shkëlqen në fanellën e Milanit.
Klubi italian ka disa avantazhe në këtë garë.
Njëra prej tyre është marrëdhënia e shkëlqyer me përfaqësuesit e futbollistit, kompaninë ROC Nation, ndërsa tjetra është mundësia për t’i ofruar brazilianit më shumë minuta dhe një rol më të rëndësishëm në skuadër.

