Gresa Behluli, vajza e artistes legjendare Shkurte Fejza, i ka bërë një urim të veçantë nënës së saj me rastin e ditëlindjes.
Sot, Shkurte Fejza feston 65-vjetorin e lindjes, dhe në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar urimi plot emocion nga Gresa.
Me fjalë të ndjera dhe një analogji të bukur, Gresa ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për nënën e saj. “Gezuar per @shkurte.fejza.
Në skenë, mbretëreshë e muzikës; në jetë, mbretëreshë e zemrës sime!
Dhurata më e bukur që Zoti ia dha njeriut është vetë jeta, e sa e bekuar ndihem unë që në këtë jetë të kam TY dhe të thërras NËNË”, ka shkruar Gresa.
Ajo e ka përmbyllur urimin me fjalët: “Urime ditëlindjen, nëna ime!
Krenaria ime e përjetshme.
Përqafofsh shekullin, me shëndet, dashuri e lumturi!” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

