Një përplasje e fortë mes Anjezës dhe Fatlumit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” ka përfunduar me lot për Anjezën.
Menjëherë pas debatit, ajo nuk arriti ta kontrollonte veten dhe shpërtheu në lot, duke shprehur se nuk mund ta përballonte më situatën.
Në ato momente, pranë saj qëndruan Sharri dhe Edita, të cilët përpiqeshin ta qetësonin dhe ta këshillonin që të mos reagonte kaq ashpër ndaj provokimeve të Fatlumit.
Gjatë bisedës, Anjeza tha se po e dhimbste personi që e pret jashtë shtëpisë, ndërsa Edita i sugjeroi të ndryshonte qasjen ndaj situatave brenda lojës. “Ndërroje lojën, Anjezë!
Thuaja që nuk ke dikë jashtë.
Nuk e kisha menduar që Fatlumi do të të sillte në këtë gjendje.
Ai është në nominim dhe dëshiron të shpëtojë.
Ndërroja lojën!” i tha Edita.
E gjithë përplasja kishte nisur pasi Fatlumi i ishte drejtuar Anjezës me një deklaratë personale, duke i thënë se po të ishte në vendin e partnerit të saj, do ta linte.
Kjo deklaratë shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Anjeza, e cila nuk i kurseu fjalët e ashpra ndaj banorit. “Je pis mashkull!
Le të më lërë burri, ku po ju dhemb juve?
Ku e ke problemin? Çfarë jeni ju?
Le të më lërë!
Je pis mashkull!
Ti e kishe mbytur femrën.
Një njeri si ti e tradhton gruan 20 herë në ditë.
Je duke gënjyer dhe duke më lënduar.
Je i pafytyrë!
Nuk kam thënë që nuk jam më rehat single!” ishte reagimi i saj.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

