Gjendja e Rrugëve në Kosovë Pas Reshjeve të Borës

0
34
- Advertisement -

Ndryshimi i motit dhe reshjet e borës në disa zona malore kanë rritur vëmendjen për gjendjen e rrugëve në Kosovë, sidomos për ato që kalojnë nëpër zona malore.

Sipas të dhënave të fundit për gjendjen e rrugëve që çojnë në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara më 18 nëntor, në orën 07:13, të gjitha rrugët e evidentuara janë të kalueshme.

Në raportin e fundit nuk është evidentuar prania e dëborës, akullit, mjegullës apo rrëshqitjeve të dheut në asnjërën prej pikave kufitare.

Rruga drejt pikës kufitare në Kullë kërkon vëmendje të veçantë, pasi kalon nëpër zonë malore dhe gjatë dimrit shpesh has vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të borës dhe kushteve të vështira atmosferike.

Sipas raportit aktual, aksesi rrugor Pejë–Kullë është i kalueshëm dhe nuk raportohet për prani dëborë, akulli apo mjegull.

Gjendje e kalueshme janë edhe pikëkalimet e tjera: Mitrovicë–Bërnjak, Gjakovë–Qafë Morinë, Gjakovë–Qafë Prushit, Gjilan–Dheu i Bardhë, Fushë-Pajtimit–Glloboçicë, Kaçanik–Hani i Elezit, Mitrovicë–Jarinjë, Prishtinë–Mutivodë, Gjilan–Muçibabë, Podujevë–Merdarë, Stanqiq–Gjilan dhe Prizren–Vërmicë.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here