Pamje të Ralla nga Samiti i APEC: Valixhja Bërthamore e Putin

0
24
- Advertisement -

Një pamje e veçantë nga samiti i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që po zhvillohet në qytetin kinez Shenzhen, ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Kamerat kanë filmit një anëtar të delegacionit rus duke mbajtur valixhen bërthamore të presidentit Vladimir Putin.

Pamjet, të transmetuara nga televizioni shtetëror rus, tregojnë një oficer të marinës ruse duke bartur një valixhe të zezë, e cila është identifikuar si pajisja që i lejon presidentit rus të komunikojë me komandën e forcave strategjike bërthamore të vendit.

Gazetari rus Jevgenij Popov, i cili po raportonte nga samiti, e vuri re oficerin dhe e pyeti nëse po mbante valixhen bërthamore.

Oficeri e konfirmoi këtë, duke sqaruar se bëhej fjalë pikërisht për pajisjen që shoqëron vazhdimisht presidentin rus.

Valixhja, e njohur si Çeget, është pjesë e sistemit të komandimit bërthamor të Rusisë.

- Advertisement -

Ajo nuk ka një buton për lëshimin e raketave, por mundëson komunikimin e presidentit me strukturat ushtarake përgjegjëse për arsenalin bërthamor.

Pajisja është zhvilluar që nga fillimi i viteve 1980 dhe zakonisht bartet nga një oficer i marinës, i cili qëndron gjithmonë pranë presidentit rus.

Shfaqja e saj në pamjet televizive është relativisht e rrallë.

Putini po merr pjesë në samitin e APEC-it për herë të parë që nga viti 2017.

Në këtë aktivitet janë të pranishëm gjithashtu presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti kinez, Xi Jinping.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here