Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare më 19 nëntor

0
32
- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare të enjten, më 19 nëntor, duke filluar nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite janë tri pika të rëndësishme.

Njëra prej tyre është votimi i dy propozim-rezolutave, përfshirë rishqyrtimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Deputetët do të votojnë propozim-rezolutën që lidhet me interpelancën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe për mungesën e barnave onkologjike.

Gjithashtu, në rend dite është edhe votimi i propozim-rezolutës nga mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Pika e tretë e rendit të ditës është rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili i është kthyer Kuvendit nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Pas kësaj, Kuvendi do të vazhdojë me seancën e re nga ora 11:00, ku do të shqyrtohen pika të tjera të rendit të ditës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here