Kryeministri Kurti: Më shumë se 80% e aktiviteteve për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë përmbushur

0
38
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mbi 80 për qind e aktiviteteve të parashikuara në Planin e Veprimit për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për periudhën 2022–2026 janë realizuar plotësisht.

Këtë e shpalli gjatë Samitit Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor ndaj këtyre komuniteteve, duke theksuar se përfshirja e tyre është çështje e të drejtave të qytetarëve dhe përgjegjësi e shtetit, e jo privilegje apo favore.

Kurti ka nënvizuar se gjatë qeverisjes së tij janë ndërmarrë veprime konkrete për të luftuar diskriminimin dhe për të krijuar mundësi të barabarta në arsim, punësim dhe institucione.

Duke folur për mbështetje në arsim, ai njoftoi se për vitin akademik 2025–2026 janë ndarë 494 bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve, me një vlerë totale prej 190 mijë e 800 eurosh.

Ndërsa për vitin shkollor 2026–2027 janë ndarë 554 bursa.

Sipas Kurtit, vlera e bursës për nxënës është rritur nga 300 në 400 euro për vit mësimor.

- Advertisement -

Ai gjithashtu theksoi se mbështetja financiare për qendrat mësimore është rritur, duke bërë të ditur se buxheti për 10 organizata joqeveritare që menaxhojnë 54 qendra është rritur nga 250 mijë në 370 mijë euro.

Me këtë mbështetje, gjatë vitit shkollor 2026–2027, pritet që mbi 2 mijë e 600 fëmijë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të përfitojnë ndihmë në mësimnxënie, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Kurti gjithashtu njoftoi se janë hartuar materialet mësimore për historinë, kulturën dhe traditat e këtyre komuniteteve, ndërsa është planifikuar edhe rishikimi i programeve mësimore të gjuhës rome dhe përgatitja e teksteve të reja.

Ai e vlerëson arsimin si një nga instrumentet më të fuqishme për luftimin e pabarazisë, duke theksuar se asnjë fëmijë nuk duhet të ketë të ardhmen e kufizuar për shkak të rrethanave në të cilat ka lindur apo jeton.

Në fjalimin e tij, kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e kushteve të jetesës dhe banimit, të cilat i cilëson si të drejta themelore dhe parakushte për mirëqenie, siguri dhe integrim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here