Gjatë një bisede me djemtë në shtëpinë e BBVK5, çështja e pëlqimit të Akilit për Antonetën ka marrë vëmendje të madhe. “Dhëndri” ka premtuar Valdetit se nëse do të ketë dasmë mes tyre, ai do të jetë i ftuar nderi.
Valdeti ka shprehur dyshimet e tij, duke thënë se mendon që Akili po e trajton pëlqimin për Antonetën si një lojë, por kjo është kundërshtuar nga Akili. “Në pamje të jashtme nuk e sheh, por ti më njeh.
Nëse ndodh që Antoneta Koci të pranojë diçka me mua, të jap fjalën se ti do të jesh i ftuar nderi në dasmën tonë në Kalanë e Shkodrës”, i ka premtuar Akili Valdetit.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

