Ukraina ka publikuar pamje të sulmit të saj më të fundit ndaj Urës së Kerçit, që përbën një lidhje kyçe rrugore dhe hekurudhore mes Gadishullit të Krimesë dhe territorit kryesor të Rusisë.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi se operacioni u realizua gjatë natës, në bashkëpunim me forcat e mbrojtjes të Ukrainës.

