Përfaqësuesja U17 e Kosovës Mbyll Fazën e Parë të Kualifikimeve me Fitore ndaj Letonisë

0
3
- Advertisement -

Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka përfunduar fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027 me një fitore të rëndësishme, duke triumfuar 3-1 ndaj Letonisë në ndeshjen e fundit të Grupit 12.

Argjend Kosumi, Aldrin Asani dhe Arlind Thaqi shënuan golat për “Dardanët e rinj”.

Megjithatë, ekipi nuk arriti të sigurojë një vend në dy pozitat e para të grupit, të cilat çonin në Ligën A.

Kosova e përfundon këtë fazë në vendin e tretë me tri pikë dhe do ta vazhdojë rrugëtimin drejt Evropianit në Ligën B.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here