Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës së saj zyrtare në Bruksel, zhvilloi takime me katër eurodeputetë, ku tema kryesore e diskutimeve ishte rruga evropiane e Kosovës.
Haxhiu u takua me Lukas Mandl, Matjaë Nemec, Thijs Reuten dhe Adnan Dibrani, duke kërkuar mbështetje për avancimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës.
Ajo theksoi se Kosova nuk kërkon trajtim të privilegjuar, por një proces të drejtë dhe vlerësim të bazuar në meritë, me kritere të njëjta si ato që zbatohen për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. “Kosova nuk kërkon trajtim të veçantë, por një proces të drejtë dhe vlerësim mbi bazën e meritave, me të njëjtat kritere që zbatohen për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Haxhiu.
Gjatë takimeve, Haxhiu shprehu falënderime për mbështetje vazhdueshme nga eurodeputetët, duke përmendur reagimet e tyre lidhur me këngën e përdorur në hapjen e Forumit të Zgjerimit.
Në këtë kontekst, eurodeputeti Lukas Mandl parashtruar një pyetje parlamentare.
Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit ishte Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes, përfshirë ligjet që po shqyrtohen në Kuvend dhe rëndësinë e miratimit të tyre për përparimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Haxhiu informoi se nga eurodeputetët ka kërkuar angazhim që aplikimi i Kosovës për anëtarësim të shqyrtohet në Këshillin e BE-së, si dhe mbështetje pranë pesë shteteve anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
