Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sipas njoftimit të Presidencës, marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë u rikonfirmuan, duke shprehur përkushtimin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.
Presidentja Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia ofron në forcimin e institucioneve të Kosovës dhe në procesin e integrimit evropian.
Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes sllovene për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e aspiratave euroatlantike të vendit, me një fokus të veçantë në synimin për anëtarësim në NATO.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare.
Presidentja vlerësoi potencialin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e nxitjes së investimeve dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim ekonomik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
