Faza e ardhshme e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet e paqartë, për shkak se Rusia vazhdon të shfaqë rezerva ndaj zhvillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me Evropën, pavarësisht presionit në rritje nga Uashingtoni për realizimin e një takimi të tillë.
Në anën tjetër, Evropa më në fund ka arritur të formojë një ekip të përbashkët që do ta përfaqësojë kontinentin në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.
Ky delegacion përfshin Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Poloninë, si dhe institucionet e Bashkimit Evropian – Këshillin dhe Komisionin – dhe NATO-n.

