Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 5, Olechka ka ndarë përvojën e saj në shtëpinë më të famshme në vend.
Ajo u eliminua mbrëmë dhe gjatë një interviste në Bis Cast, u fokusua te Fuego, duke bërë një deklaratë të fortë: “Unë po e shikoj Big Brother-in vetëm për situatat e Fuego-s.
Nëse del Fuego, për mua përfundon Big Brother-i.
Nuk e shikoj për persona të tjerë.” Olechka gjithashtu theksoi se ishte një gabim që nuk i tregoi Fuego-s se e pret jashtë, duke shpresuar që, përmes një droni, të arrijë ta informojë. “I uroj fitoren!
Ishte gabim që nuk i thashë se po e pres, por nëse familja ia dërgon dronin, do t’i shkruaj se Olechka po e pret jashtë.” Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

