Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, e vlerësoi shumë paraqitjen e sulmuesve anësorë, Brajan Gruda dhe Derry Scherhant, në fitoren 5-0 ndaj Holandës në Ligën e Kombeve.
Gjermani arriti një fitore të madhe duke mbyllur grupin 2 si lider, duke lënë “Tulipanët” në vendin e dytë dhe Greqinë në të tretin.
Golat për “Panzerët” u shënuan nga Scherhant (41’), Florian Ëirtz (60’, 77’), Nico Schlotterbeck (65’) dhe Gruda (77’).
Megjithatë, Klopp e vuri theksin te dy lojtarët e rinj, Gruda dhe Scherhant, për paraqitjen e tyre të shkëlqyer. “Kemi Derry Scherhant dhe Brajan Gruda, dhe Zoti im, ata të dy dinë vërtet të luajnë futboll!
Por sasia e punës që bënë dhe ajo që duhej të bënin sot, ishte absolutisht e jashtëzakonshme”, tha fillimisht Klopp. “Shumë lojtarë gjithashtu mund të luajnë futboll, por ka të bëjë me përpjekjen, përkushtimin dhe pasionin që i kushton.
Kjo është ajo që në fund të fundit ka rëndësi.
Këta djem ende po e befasojnë veten.”

