Edon Zhegrova, Afër Rikthimit në Fushë Pas Lëndimit

0
3
- Advertisement -

Edon Zhegrova mund të rikthehet shumë shpejt në fushën e gjelbër, pasi raportimet e fundit nga Italia kanë sjellë lajme pozitive për gjendjen e tij fizike.

Sulmuesi i Kosovës u detyrua të largohej nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të një lëndimi, duke humbur kështu ndeshjen e rëndësishme ndaj Irlandës.

Megjithatë, sipas raportimit të mediumit italian Gazzetta dello Sport, gjendja e futbollistit të Juventusit nuk është shqetësuese dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

Zhegrova pritet të rikthehet në stërvitje që të mërkurën, fillimisht duke punuar i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës.

Më pas, në varësi të gjendjes së tij fizike, ai mund t’u bashkohet plotësisht bashkëlojtarëve.

Futbollisti kosovar do t’u nënshtrohet edhe ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar më saktë gjendjen e tij, por në Itali mbizotëron optimizmi për rikuperimin e shpejtë.

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here