Bebe Rexha nuk siguron asnjë nominim në Grammy 2027

0
2
- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka dështuar të sigurojë ndonjë nominim në edicionin e vitit 2027 të çmimeve prestigjioze Grammy Awards.

Artistja kishte paraqitur albumin e saj më të ri “DIRTY BLONDE” për shqyrtim në disa kategori të Grammy, duke përfshirë këngët dhe materialet muzikore që përbëjnë këtë projekt.

Megjithatë, asnjë nga aplikimet e saj nuk arriti të përfshihet në listën përfundimtare të nominimeve.

Sipas listës së aplikimeve, albumi dhe materialet e tij ishin paraqitur në nëntë kategori: – Incizimi i Vitit: “New Religion” (me Faithless) – Albumi i Vitit: “DIRTY BLONDE” – Kënga e Vitit: “New Religion” (me Faithless) – Albumi më i Mirë Dance/Electronic: “DIRTY BLONDE” – Incizimi më i Mirë Dance Pop: “New Religion” (me Faithless) – Incizimi më i Mirë i Rirregulluar (Remiks): “Sad Girls” (me David Guetta) [DJs From Mars Remix] – Paketa më e Mirë e Albumit: “DIRTY BLONDE” – Kopertina më e Mirë e Albumit: “DIRTY BLONDE” – Filmi më i Mirë Muzikor: “DIRTY BLONDE: The Super Dirty Cut” Pavarësisht aplikimeve në këto kategori, Bebe Rexha nuk arriti të sigurojë asnjë nominim për këtë edicion të ceremonisë.

Albumi “DIRTY BLONDE” u publikua më 12 qershor 2026 dhe shënon projektin e saj të parë si artiste e pavarur, pas ndarjes nga kompania e saj e mëparshme diskografike.

Projekti përmban 13 këngë, përfshirë bashkëpunimet me Faithless dhe David Guetta. Është e rëndësishme të theksojmë se Bebe Rexha ka qenë katër herë e nominuar në Grammy Awards më parë, duke përfshirë kategorinë “Best New Artist” në vitin 2019.

- Advertisement -

Në anën tjetër, në kategorinë Albumi më i Mirë Dance/Elektronik në Grammy 2027 janë nominuan pesë artistë, të cilët do të konkurrojnë për këtë çmim prestigjioz.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here