Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Dublin, ku do të zhvillojë ‘finalen’ për vendin e dytë në tabelë. “Dardanët” kanë nevojë për së paku një barazim për ta siguruar matematikisht pozitën e dytë në grup, e cila është e rëndësishme për të zënë një vend në vazon e dytë për kualifikueset e “Euro 2028”.
Pa Veldin Hoxhën dhe Edon Zhegrovën, të dy të munguar për shkak të kartonit të kuq dhe lëndimit përkatësisht, Kosova është nisur për në Irlandë.
FFK-ja publikoi pamjet teksa lojtarët mbërrijnë në Dublin, ku nesër do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para përballjes që do të luhet të martën.




